Evente
Shporta eshte bosh
Lista e deshirave bosh
Login
A+ A A-

Evente

Top Fest eshte nje nga festivalet me modern te muzikes shqiptare, organizuar nga Top Channel ne Shqiperi. Trofeu I Top Fest 9 shkelqen ne duart e Elhaida Danit , realizuar mjeshterisht nga PIRRO si nje ogur i mire per karrieren e saj artistike.

Vizita e Papa Franceskut ne Tirane padiskutim do te mbetet nje nga ngjarjet me te medha historike per vendin tone; nje nga ngjarjet ku Kreu i Selise se Shenjte se Vatikanit bekoi me mesazhet e paqes dhe miresise nje nga popujt me te vjeter ne Europe ku mbizoteron toleranca dhe bashkepunimi nderfetar. Nje nga vlerat tona qytetare me te medha per te kontribuar ne nje bote pa ekstremitete apo konflikte fetare. Argjendari Pirro konceptoi dhe realizoi dhuratat nga Kryeministrit dhe Presidentit te Republikes . Nje nga momentet me te dashura per ne , puna e te cileve do te qendroje gjate ne Seline e Shenjte .

Ne ceremonine e zhvilluar per dorezimin e Letrave Kredenciale te ish-Ambasadorit te Jashtezakonshem dhe Fuqiplote te Republikes se Shqiperise ne Britanine e Madhe dhe Irlanden e Veriut , SH.T.Z Mal Berisha i dhuroi punimin artistik te "Lahutes se Malcis" Madherise se Saj, Mbretereshes Elizabeth II. Ky punim u realizua me dore nga Argjendari Pirro, mbart nje nga pasurite tona kombetare te folklorit dhe qe gjeti vend mrekullisht ne seline mbreterore ne Buckingham Palace.

Argjendari Pirro eshte nje nga markat me te kerkuara dhe te vleresuara ne pervjetore firmash, festivale te niveleve kombetare dhe me gjere, ne fusha dhe industri te ndryshme. Ne sigurojme dizajn, jetegjatesi dhe shkelqim ne medaljet dhe emblemat simbolike per institucionet shteterore. Qendrojme perhere ne termat e cilesise se larte dhe standardeve te teknologjise se fundit, duke sjelle risi dhe inovacion ne format dhe linjat e produkteve tona.

Lini nje takim

Per ne eshte gjithmone kenaqesi te njihemi nga afer dhe eshte e rendesishme qe ju te keni nje eksperience te personalizuar, prandaj ju ftojme te na vizitoni per te shijuar shkelqimin e dhuratave tona.
FREE INTERNATIONAL DELIVERY
FREE INTERNATIONAL DELIVERY
© 2015 Artistic Jewellery Pirro krijuar nga abp       

Login or Register

Identifikohuni