+ | ||
– |
Guret | |
Metali | |
Karati |
-
Cmimet dhe koha e prodhimit
Çmimi për secilin artikull varet nga pesha, karati i metalit, dimensionet dhe cilësia e gurit të çmuar. Çmimet e afishuara në faqe janë për materialet e përzgjedhura nga menaxhimi, për flori 14 karat dhe gurë laboratorikë, por nëse kërkohen materiale të cilësisë më të lartë, si gurë natyralë dhe diamante, atëherë ju lutem na shkruani për informacione më të detajuara. Koha e prodhimit varet nga artikulli i zgjedhur, mund të variojë nga 1-5 javë nga momenti që bëhet pagesa. Pas pagesës porosia juaj do ndiqet nga stafi përgjegjës i cili do t’ju kontaktojë. Për brenda vendit dergesat kryhen me postën Albanian Courier, ndërsa jashtë Shqiperisë dërgohen me anë të Fedex. Kosto e transportit është e përfshirë në çmimin e produktit pa kosto shtesë. Në çmimin e produktit dhe të dërgesës nuk përfshihen kostot e takseve të importit dhe të doganës në shtetet përkatëse, ato i përkasin konsumatorit. Nëse doni ndihmë nga një profesionist që t’ju asistojë gjatë gjithe procesit të porosisë dhe dërgimit, duke përfshirë çdo lloj personalizimi të porosisë tuaj si p.sh: mbishkrimi me lazer, ju lutem na shkruani. Të gjitha porositë përfshijnë paketimin dhe çertifikimin e duhur (nëse aplikohet) pa pagesë shtesë. Pagesa për produktin duhet të kryhet e plotë, përpara se të fillojë prodhimi apo dërgesa përkatëse.
-
Kthimi dhe nderrimi
Nëse keni kryer pagesën dhe doni që ta anulloni urdhrin pa përfunduar prodhimin apo dërgesën drejt jush, atëhere ju lutem shkruani sa më parë në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.. Nëse artikulli është dërguar drejt jush dhe ka një gabim në prodhim, ose nuk i përgjigjet kërkesave tuaja, mund ta ktheni ose ta ndërroni brenda 30 ditësh pune. Artikujt duhet të jenë në gjendjen e tyre fillestare, pa defekte, riparime ose personalizime të aplikuara. Ndërrimet mund të aplikohen brenda 30 ditëve për artikuj me vlerë të njëjtë ose më të lartë. Kthimi dhe ndërrimi mund të bëhen në një nga dyqanet tona në Tiranë, ose të kontaktoni një nga përfaqësuesit tanë për metoda alternative me postë. Kompensimi i plotë në raste kthimi mund të kërkojë deri në 30 ditë për t’u kredituar. Produktet e personalizuara në detaje dizajni nuk mund të kthehen apo të ndërrohen.
-
Garancia
Ne ofrojmë shërbime shtesë të përjetshme për arikujt e blerë, si p.sh.: riparime, personalizime, ndryshim përmasash, dhe pastrim. Ne mbrojmë cilësinë e produkteve tona, nëse keni ndonjë problem, ju lutem na kontaktoni dhe do të provojmë t’ju asistojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Porositë tuaja janë unike dhe të trajtuara me shumë seriozitet nga ekipi ynë, që do t’ju njoftojë në lidhje me detajet e porosisë gjatë procesit. Ju jeni gjithnjë të mirëpritur në dyqanet tona, per t’u konsultuar me asistentët tanë profesionistë.